Në ndeshjen e javës së tetë (12 tetor) kundër Vardar Forinës, kapiteni i Gostivarit, Admir Demiri, përjetoi një dëmtim të rëndë në këmbën e majtë. Për këtë arsye ai do të jetë për një kohë të gjatë jashtë formacionit.
Demiri thotë se i vjen shumë keq që nuk po mund ta ndihmojë skuadrën në ndeshjet e fundit të sezonit vjeshtor, megjithatë i bëhet qejfi që Gostivari po luan mirë.  

“Më vjen keq që nuk po mundem ta ndihmojë ekipin në këto javët e fundit, por megjithatë po gëzohem kur po shënojnë rezultate të mira. Të gjithë në klub po bëjnë punë të mira, ndërsa edhe kryesia po i zbaton të gjitha kërkesat dhe obligimet ndaj nesh”, thotë Demiri, i cili tregon se në ekip do të kthehet në sezonin pranveror.

Të dielën, Gostivari do të luaj derbin me Vëllazërimin në Kërcovë.

Demiri uron që të jetë një festë e bukur futbolli.

“Po mendoj se pikë së pari të jetë një ndeshje fer dhe korrekte, le të fitojë më i miri. Është derbi i javës, të dy skuadrat janë në formë të mirë. Të jetë një festë sportive, le të fitoj futbolli”, theksoi Demiri.

Në tabelën e klasifikimit, Gostivari është në vendin e pestë me 18 pikë, kurse Vëllazërimi i dyti me 20 pikë.

Loading...