Kamioni përfshihet nga zjarri, në rrugën Tetovë-Gostivar

Zjarri kaploi kamionin në lëvizje në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të Zherovjanit. Vozitësi dhe një person tjetër që gjendeshin në kamion, kanë arritur që në kohë të dalin nga kamioni duke evituar kështu çdo lëndim të mundshëm.

“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të fshatit Zherovjan, ka shpërthyer një zjarr në një kamion me targa të Ohrit të drejtuar nga 43 vjeçari T.N. Në kamion si bashkudhëtar ka qenë edhe një person tjetër nga Kërçova. Nuk ka të lënduar, ndërkohë që me intervenim të zjarrfikësve nga Tetova dhe Gostivari zjarri është lokalizuar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Hetim në vendngjarje ka kryer ekipi i Sektorit për punë të brendshme-Tetovë./Alsat