Kafeneja më e bukur në botë

Kur futesh në këtë kafene, të dekoruar me stilin e Rilindasve italinë, me abazhurë që varen nga tavanet e lartë, të duket sikur ke udhëtuar në kohë.

Kjo kafene në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, është quajtur Nju Jork, dhe është nga më të vjetrat në qytet, pasi ka plot 125 vite ekzistencë.

E kotë të thuhet që në këtë vend njerëzit futen për më shumë se thjesht një kafe e një ëmbëlsirë.

Ndërtesa ndodhet në bulevardin kryesor të qytetit, dhe pret rreh 2000 klientë në ditët më të ngarkuara.

Emrin e ka që nga viti 1894, kur kompania e sigurimeve “New York Life Insurance” hapi një degë në qytet, dhe vendosi që te selia të hapë një kafene.

Edhe pse kafeja u soll në Hungari nga turqit, gjatë pushtimit osman, kultura e kafeneve u krijua vetëm pas formimit të Austro-Hungarisë. Në fakt, në këtë periudhë, në Budapest janë hapur rreth 500 kafene të reja.