Nëse duam të jemi të respektuar ne doemos duhet t’i mbajmë premtimet tona, deklaroi sot Zhan Klod Junker, kryetar i Komisionit Evropian, në konferencën për shtyp të Samitit të BE-së në Bruksel.

Në pyetjen se cilat janë pasojat nëse ky është fundi i fillimit të procesit për zgjerimin e BE-së, kryetari Junker tha se nëse ky është fundi i zgjerimit duhet të përballemi me kritika serioze.

“Ne i mbështesim këto shtete, ju ndihmojmë dhe i përkujtojmë këto shtete, u japim premtime publike. Nëse duam të jemi të respektuar ne doemos duhet t’i mbajmë premtimet tona”, tha Junker.

Loading...