Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski inkurajon shtetet fqinje që të bashkëpunojnë më Maqedoninë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit pasi siguron se asnjë shtet nuk është imun ndaj këtyre fenomeneve vetë. Sipas Joveskit, në këtë kohë moderne, vazhdimisht po rritet nevoja për bashkëpunim ndërshtetëror pasi që krimit i organizuar dhe terrorizmi ka filluar të thyejë kufijtë dhe kështu imponon nevojën që institucionet të thyejnë kufijtë dhe bashkëpunojnë. Gjatë konferencës për bashkëpunim me Italinë në luftimin e krimit dhe terrorizmit, të ndërmjetësuar nga BE – ja, Joveski u ankua për mjetet e pakta që i ka Maqedonia për luftimin e kriminelëve dhe për mungesën e kuadrit. “Dimensioni bashkëkohor që tejkalon kufijtë, nxitë edhe nevojën për luftë të përbashkët. Shtetet janë të detyruara të bashkëpunojnë me njëra tjetrën”, deklaroi kryeprokurori Lubomir Joveski. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/