Janevës i refuzohet kërkesa të mbrohet në liri, mbetet në paraburgim shtëpiak

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e ish prokurores speciale, Katica Janeva të mbrohet në liri.
Me vendimin e gjykatës që është marrë javën e kaluar, Janeva edhe më tej mbetet në paraburgim shtëpiak.
Lajmin për MIA-n e konfirmoi gjykatësi i Gjykatës së Apelit, Safet Kadriu.
Seanca e ardhshme për “Zhvatjen”, është caktuar për më 20 janar, kur është parashikuar që të dëshmojë prokurorja Lile Stefanova. Më parë kishte dëshmuar prokurorja Elizabeta Josifovska.
Janeva është në paraburgim shtëpiak nga 20 nëntori 2019, ndërsa më parë, nga 21 gusht 2019, ishte në paraburgim në Shutkë.