Jakub romantik lë pa tekst Afërditën me veprimin e bërë

Jakub Kindl dhe Afërdita Dreshaj po kalojnë momentet më të ëmbla të lidhjes së tyre.

Jakub Kindl dhe Afërdita Dreshaj edhe pse jetojnë në Amerikë vazhdojnë të jenë nga çiftet më të përmendura në mediat shqiptare, shkruan lajmi.net.

Çifti janë mjaft të hapur me ndjekësit e tyre me të cilët ndajnë herë pas here edhe momente romantike nga lidhja e tyre.

Është modelja shqiptare e cila së fundmi ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në Instagram ku shihet duke pranuar lule nga bashkëshorti i saj Jakub Kindl.