Ja përse gratë e moshuara duhet t’i shmangen sheqerit dhe bukës

Një studim i kohëve të fundit, i realizuar me më shumë se 50,000 gra, mosha mesatare e së cilave ishte 60 vjeç, zbuloi se se drithrat e përpunuara dhe sheqeri krijonin probleme me gjumin.

Shkencëtarët në Nju Jork sugjeruan që konsumi i tepërt i sheqerit mund të bëjë që niveli i sheqerit në gjak të ndryshojë aq shumë sa trupi të fillojë të lirojë hormonet që i mbajnë njerëzit zgjuar.

Humbja e gjumit, si rrjedhojë, mund të shkaktojë edhe dëshirën e shtuar për të ngrënë më shumë ushqime, duke çuar në peshë të shtuar.

Gratë në studim kishin gjithashtu 16 përqind më shumë të ngjarë të zhvillonin pagjumësi nëse hanin shumë nga ushqimet e lartpërmendura.

“Rezultatet tona tregojnë për rëndësinë e dietës për ata që vuajnë nga pagjumësia,” tha autori i studimit kryesor, Dr James Gangwisch, një psikiatër në Universitetin e Kolumbisë.