Izraeli parashikon blerjen masive të dronëve

Izraeli po parashikon blerjen dhe zhvillimin masiv të dronëve në kuadër të rritjes së epërsisë ushtarake ndaj armiqve, Iranit dhe aleatëve të tij dhe të ndërmarrë operacione në zonat urbane, njoftoi sot ushtria duke zbuluar linjat kryesore të planit pesë-vjeçar.

“Ky plan 2020-2024 u miratua nga ministri i Mbrojtjes, Naftali Bennett dhe iu prezantua kryeministrit, Benjamin Netanyahu dhe do të miratohet nga Këshilli i Ministrave”, theksuan ushtarakët.

“Ai do të përmirësojë ushtrinë, përsa i përket saktësisë dhe reduktimit të kohëzgjatjes së fushatave ushtarake”, deklaroi në një komunikatë shefi i ushtrisë izraelite, Aviv Kohavi.

Ushtria izraelite e shikon Hezbollahun libanez, Hamasin palestinez dhe forcat iraniane Qods si armiqtë kryesorë.