Iu pëlqen shumë kafeja e zezë? Ka një lajm të hidhur për ju

Sondazhi u krye mbi më shumë se 1000 të rritur, të cilëve u është kërkuar të thonë se çfarë u pëlqen kur bëhet fjalë për ushqimin. Të anketuarit iu nënshtruan testeve të personalitetit që nxjerrin tipare të personalitetit antisocial siç janë sadizmi, narcizmi dhe psikopatët, transmeton lajmi.net.

Hulumtimi u krye në Universitetin e Innsbruck të Austrisë dhe zbuloi se ata që pëlqejnë shijen e hidhur janë të lidhur me sjelljen psikopatike.

Korrelacioni më i madh u shfaq midis ushqimit të hidhur dhe “sadizmit të përditshëm”, të cilin studiuesit e përshkruan si – një ndjenjë kënaqësie kur u ofrojmë të tjerëve një sasi të vogël dhimbjeje.

A e dini se si lidhen psikopatët dhe kafeja e zezë? Nëse e doni kafenë e fortë të zezë, mund të jeni adhurues i aromave të forta, kafe emocionuese ose… e psikopatëve!

Loading...