ISHSSH: Epidemi të verdhëzës ka vetëm në lagjen “Dame Gruev”

Epidemia e verdhëzës në territorin e qytetit të Shkupi është shpallur vetëm në lagjen “Dame Gruev” në Komunën Gjorçe Petrov, njoftojnë për mia nga Inspektoratit Shtetërorë Sanitar dhe Shëndetësorë (ISHSSH) të cilat tregojnë se janë kryer inspektime të jashtëzakonshme të mbikëqyrjes në të gjitha shkollat e qytetit ku ka nxënës të prekur nga verdhëza dhe janë marrë vendime për marrjen e masave parandaluese anti-epidemike.

Para fillimit të pushimit dimëror, janë bërë kontrolle mbikëqyrëse pas vendimeve të dhëna. Do të vazhdojmë me mbikëqyrjen në të gjitha institucionet edukativo-arsimore, potencojnë nga ISHSSH.

Në lidhje me rritjen e numrit të personave të sëmurë me verdhëz, nga ISHSSH theksojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Qendrën e Shëndetit Publik Shkup, ku marrin të dhëna ditore për gjendjen e Hepatitit A dhe veprojnë në përputhje me kompetencat dhe rekomandimet e tyre të Qendrës.