Ish komandanti i Kompanisë, Brigada 113-Ismet Jashari, gjithashtu edhe pjesmarrës në të gjithë luftat e UÇK-së, Arben Nitaj nga Deçani i Kosovës, sot përmes një postimi të tij në Facebook, ka reaguar në lidhje me publikimin e ‘bombave’ për funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, nga personi El-Cheka. Ai ka goditur kreun e kësaj partie, se këto përgjime kanë njollosur edhe luftën e UÇK-së dhe atyre ushtarëve, që sipas tij nuk kanë marrë asnjë cent nga lufta. Për më tepër, lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:

“E kuptoj urrejtjen e shqipëtarëve në Iliridë (Maqedoni) kundër disa ish veteranëve të UÇK-së te cilet janë në udhëheqjen politike atje.
Bombat po e dëshmojnë se ata ishit me qellime, ishin të shitur por fatkeqësisht dëpertuan në mesin tonë.

Ju bëjë me dije, secilit nga ju,se nuk mund ta fusni UÇK-në në thesin e tyre , në thesin e Stërvinave.

Ne ushtarët e UÇK-së kemi kapur armët për atëdhe për lirinë e kombit tonë.
Ju betohem se nuk kam mar asnjë cent të vetme në luftën nga fillimi deri në fund dhe skam pranuar asnjë cent nga askush edhe pas luftës,nëse dikush pretendon të kundërten apo ka ndegjuar nga ndokush të deklarohet publikisht….

Andaj si unë ka me qindra.

Ju lutëm ju përgjërohëm mos na fusni në të njejtin thes me BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Ata nuk ishin ku ishim ne dhe ne skemi asgjë të përbashkët me sojin e tyre.

Lufta ishte për liri e jo për para e parti.
Rroft UÇK-ja,me e shtrenjëta që kemi si komb.
Lavdi dëshmorëve.”

Loading...