Ish-ambasadori sulmon me armë fqinjin e tij, policia gjen arsenal armësh në shtëpinë e tij

Në shtëpinë e ish-ambasadori maqedonas në Ljubljanë dhe ish-konzulit në Selanik, Tomisllav Dimitrovski është gjetur arsenal me armë. Policia ka gjetur tre pistoleta dhe dhe tre pushkë automatike.

Rastin e konfirmojnë edhe nga Ministria e Brendshme, por meqenëse ende po punohet për zbardhjen e plotë të rastit nga MPB-ja nuk konfirmojnë nëse Dimitrovski posedon leje për armët e gjetuar.

“Dje rreth orës 15:30 A.D. ka paraqitur në polici se në ndërtesën në rrugën Todor Aleksandrov” në Shkup, fqiu i tij T.D. pas një grindjeje të shkurtër në korridorin e ndërtesës ka nxjerrë një pushkë automatike në drejtim të tij. Policia ka shkuar n; vendngjarje menjëherë pas raportimit. Në shtëpinë e T.D. janë gjetur dhe sekuestruar shumë lloje të armëve dhe municioneve. T.D. është thirru për bisedë informative deh po punohet për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB për 360 gradë.

Sipas informacioneve jozyrtare të marra nga “360 gradë”, tek Dimitrovski janë gjetur gjysmë automatik të modelit M90SA dhe  “Fabam S.A.T.8”. Sipas kërkimeve në internet ato duken kështu:

M90SA
Fabam S.A.T.8

Pistoletat, sipas informacioneve tona, janë të modelit  „North American Mini“, „Sig Sauer“ „Walter P22“.