Irani: Kemi vrarë 80 amerikanë me raketat tona

Natën e fundit Irani ka lëshuar dhjetëra raketa mbi caqet ushtarake amerikane në Irak.
Sot ata pretendojnë se kanë vrarë rreth 80 amerikanë në këto sulme, shkruan economictimes, transmeton Klan Kosova.
“Janë lëshuar 15 raketa dhe të vrarë janë 80 terrorist amerikanë”, ka raportuar televizioni shtetëror iranian.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit kanë ardhur pas vrasjes së gjeneralit më të lartë iranian nga ushtria amerikane.