Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën me 23 futbollistë për dy ndeshjet eliminatore të nëntorit kundër Austrisë (16 nëntor  “Ernst Hapel” të Vienës) dhe Izraelit (19 nëntor “Todor Proeski” në Shkup). 

Visar Musliu, Ilija Nestorovski dhe Boban Nikolov do të mundojnë kundër Austrisë shkaku i pezullimit me kartona të verdhë, ndërsa shkaku i lëndimit mungojnë Arian Ademi, Egzon Bejtullai dhe Marjan Radeski. Në skuadër rikthehet Enis Bardhi, i cili mungoi në tetor për shkak të një dëmtimi.

Emër i ri është Daniel Avramovski i Vardarit, ndërsa këtu janë edhe Darko Velkovski dhe Nikolla Gjorgjev i Grashopersit. 

Në vazhdim orari i aktiviteteve dhe seancave stërvitore të ekipit përfaqësues para dueleve me Austrinë dhe Izraelin.

Loading...