Me shpërndarjen e audio përgjimet në rrjetet sociale nga El Cheka, figura e pashait nga Zajazi po zvenitet çdo ditë e më shumë duke çjerrur kështu maskën e pseudorevolucionarit dhe pseudopatriotit. Një godtje paralajmërim Ali Ahmetit iu dha në protestën e të hënës, ku edhe pse e pakët në numër ajo protestë filloi të gërmojë shëmbjen e idhullit dhe idolatërisë ndaj tij si ”hero” i gjallë për injorancën dhe delet e shumta shqiptare. Qëndrimi i heshtur ndaj torturimit të banorëve të lubotenit, ku policia financiare e Zajkos i konfiskon duhanin e mbledhur fshatarëve me të cili sigurojnë bukën e gojës, e bënë përgjegjës dhe bashkëpjesmarrës në këto fushata antishqiptare DUI-n dhe Ali Ahmetin, si partnere e papërgjegjshme e koalicionit qeverisës, ku pëmes fushatave policore demonstrojnë forcë si mjet frikësimi ndaj shqiptarëve. Këto nuk janë fushatat e vetme persekutimi që ndërmerr policia e kryeministrave sllavë ndaj shiptarëve, ato ndërmerren herëpashere në varësi të programit për frikësim dhe shpëngulje të shqiptarëve nga trojet tona etnike. Ata (SDSM-VMRO) sikur janë vënë në garë se kush do persekutojë dhe prangos më shumë shqiptarë si mjete presioni për të hequr dorë nga barazia me sllavët, ku vetëm të kënaqen me statusin inferior siç e gëzojmë sot, si bashkësi etnike e 20 %. Në shpërndarjet e fundit të audio përgjimeve Ali pashai dëgjohet përsëri të shajë dhe të ofendojë shqiptarët, kur nuk i shkon ”pazari” sipas llogarive të tij me ç’rast tërë dufin e pakënaqësisë e zbraz ndaj shqiptarëve por për çudi asnjëherë ndaj partnerëve të tij sllav. Ndaj, këto fushata vijnë si kundërpërgjigje e shpërndarjes së turpit të integristëve në bisedat e përgjuara. Struganët e mi z.Ali, nuk janë të gjithë dele dhe legena siç i quan ti në një bisedë ”private” me Musa kurvarin tënd, që të të binden ty përgjithmonë si idhull i partisë dhe i kombit në mbarë trojet e Iliridës. Këmbanat e alarmit të largimit tënd me turp nga skena politike kanë filluar të bien gjithandej fuqishëm. Fundi i klanit të qelbësirave dhe kusarëve po afron. Le t’i japim gjithë së bashku dërmën përfundimtare për ta hedhur në koshin e mbeturinave. Medai Shaholli