I riu që u ther me thikë në Tetovë është jashtë rrezikut për jetë

Jashtë rrezikut për jetë është djaloshi i cili është therur me thikë në pjesën e këmbës në Tetovë, për të cilin informoi më parë TV SHENJA.
Sipas informacioneve tona, incidenti ka ndodhur për arsye banale, dhe nuk ka ndonjë prapavijë ndëretnike ose politike.
Siç informuam, ngjarja ka ndodhur në orën 17.20 në rrugën Marshall Tito në Tetovë.
P.H., me thikë e ka sulmuar M.A, pas çka ka ikur. Ai u dërgua në spitalet e Shkupit, ku për momentin po i ofrohet ndihma mjekësore.