“I kërkova fanellën Messit, por gjesti i tij më tronditi”

Futbollisti kolumbian, Fabijan Vargas, i cili luante për Almerian ka zbuluar një moment interesant që i ka ndodhur me Lionel Messin.
Në 2010-ën në Kolumbi kishin ndodhur përmbytjet katastrofale në të cilën kishin humbur jetën 174 persona, 225 ishin lënduar dhe 19 ishin zhdukur. Miliona njerëz ishin shpërngulur për shkak të katastrofës.
Vargas para ndeshjes me Barcelonën i kishte kërkuar ndihmë nga Messi. Kishte dashur ta ketë fanellën e tij që ta shes në ankand dhe me ato të holla të ndihmojë vendlindjen e tij.
Messi ishte pajtuar dhe i kishte premtuar që t’ia jap pas ndeshjes. Katalonasit e kishin shkelur Almerian si mysafir 8-0.
I zhgënjyer nga humbja e thellë, Vargas kishte harruar fanellën e Messit.

“Isha aq nervoz dhe i shkatërruar, sa që pas fishkëllimës së fundit të arbitrit ika në zhveshtore. Kisha harruar se kam folur me Messin para ndeshjes. Për një moment erdhi ekonomi ynë në zhveshtore dhe më tha se dikush më kërkon jashtë. Kur e pash u trondita. Ishte Messi, i cili me vete kishtë një çantë të vogël. Kujtoj se me tha: ‘Ja, urdhëro, kjo është ajo që arrita’. E falënderova dhe e përqafova, duke menduar se në çantë është vetëm fanella e tij. U ktheva në dhomat e zhveshjes dhe hapa çantën. Aty nuk kishte vetëm fanella e Messit, por edhe e Çavit, Iniestës, Pujolit dhe Alves. Atë gjest të tij s’mund ta harroj. Dëshiroj që ai njeri të thyej të gjitha rekordet në futboll. Për gjestin e bërë atë ditë, unë gjithë jetën do të jem tifoz i tij”, deklaroi Vargas./reshat ibrahimi/