Festivali i Filmit në Kanë mblodhi në një vend emrat më të njohur të kinematografisë, shkruan lajmi.net.

Në mesin e yjeve ishte edhe aktorja e njohur turke, Meyrem Uzerli, e cila mahniti me paraqitjen në tapetin e kuq.

Aktorja kishte veshur një fustan të gjatë, në të cilin dukej tejet elegante, e pamje nga kjo ceremoni i ndau me ndjekësit në rrjete sociale.

Meyrem apo siç nihet tek shqiptarët si Sulltanesha Hyrem nga seriali “Sulltani i madhërishëm”, pranoi shumë komente nga ana e ndjekësve. /Lajmi.net/