Hoxha: Një njësi zgjedhore, e pa drejtë për shqiptarët

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arijanit Hoxha ka folur në lidhje me kodin zgjedhor se cili do të ishte më i përshtashëm për shqiptarët. Sipas Hoxhës, sa i takon propozimit për një njësi zgjedhore, është i padrejtë në kohë kur ende mirëbesimi institucional mes shqiptarëve dhe maqedonasve ka një diskrepancë të madhe.

“Nëse propozimi për një njësi zgjedhore është i sinqertë dhe ka për qëllim demokratizimin e vendit, atëherë hapat e ndërmarra janë në rradhitje të gabuar. Demokratizimi vjen duke patur primare listat e hapura, ndërsa modeli është çështje teknike.

Sa i takon propozimit për një njësi zgjedhore, është i padrejtë në kohë kur ende mirëbesimi institucional mes shqiptarëve dhe maqedonasve ka një diskrepancë të madhe. Ne si shqiptarë, nuk mund të besojmë se institucionet e këtij shteti kanë hequr mendësinë e qasjes selektive ndaj shqiptarëve dhe rrjedhimisht mund të dyshojmë se votimi në një njësi zgjedhore mund të dëmtojë përfaqësimin politik të shqiptarëve, sepse në 2/3 e territorit të shtetit, shqiptarët nuk kanë qasje se sa realisht ka votues dhe sa mund të manipulohet me votat.

Prandaj partitë që janë nënshkruese të iniciativës për një njësi zgjedhore janë nga pakicat (si ato turke, rome, serbe etj) dhe ndonjë parti satelit “shqiptare” që mesiguri e llogarit veten si pakicë në këtë shtet” ka shkruar Hoxha.

Loading...