Hoxhë Omer Bajrami është duke konsideruar se aplikacioni që u bë viral duke mundësuar që të dukesh më i vjetër, është haram.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhë Omer Bajrami ka thënë se këto aplikacione nuk janë në rregull në aspektin fetar.

“Aplikacionet për ndryshimin e pamjes së njeriut nga pamja reale, qoftë duke e bërë atë më të ri apo më të vjetër, qoftë duke i shtuar apo duke i hequr ndonjë gjë, nuk janë në rregull në aspektin fetar. Keni kujdes!”, ka shkruar Hoxhë Omer Bajrami.

Disa përdorues kanë pohuar se FaceApp automatikisht i ngarkon të gjitha fotot e telefonit tuaj në serverat e kompanisë, në momentin e parë që ju e përdorni këtë aplikacion. Sidoqoftë ekspertët e sigurisë kanë hedhur dyshime mbi këtë pretendim.

Në pjesën e aplikacionit që i dedikohet përdorimit të informacioneve thuhet se, “aplikacioni mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp”.

Loading...