U zhvilluan plot nëntë ndeshje në NBA, por vëmendjen kryesore e tërhiqte përballja e “Toyota Center”, ku Houston Rockets shkatërruan 129-112 Golden State Warriors. E kush tjetër veç James Harden do të rrëmbente skenën, me plot 36 pikë e 13 asiste. “Mjekroshi” i famshëm i NBA pati gjithashtu ndihmën e PJ Tucker me 11 pikë e 11 “rebound”, që u shtohen edhe 19 pikë e 16 rikuperime të Clint Capelas. Në mungesë të Stephen Curry-t, që do të qëndrojë për një kohë të gjatë në infermieri, pas ndërhyrjes në dorë, mori iniciativën në radhët e Warriors Alec Burks, që e mbylli takimin me 28 pikë.

Më poshtë janë të gjitha rezultatet e mbrëmjes.

Rezultatet:
Detroit Pistons-New York Knicks 122-102
Indiana Pacers-Washington Wizards 121-106
Houston Rockets-Golden State Warriors 129-112
Atlanta Hawks-Chicago Bulls 93-113
Toronto Raptors-Sacramento Kings 124-120
Memphis Grizzlies-Minnesota Timberwolves 137-121
Dallas Mavericks-Orlando Magic 107-106
Utah Jazz-Philadelphia 76ers 106-104
Los Angeles Clippers-Milwaukee Bucks 124-129

Loading...