Por ky 22-vjeçar në Indi nuk ka qenë aspak i kënaqur nga prindërit edhe me këtë dhuratë. Për inat, ai e ka futur makinën në ujë, e ka filmuar duke u mbytur, dhe videon ia ka çuar të atit për t’i treguar se çfarë ndodh kur nuk i blen djalit Jaguarin që kërkon.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave, dhe prindërit kanë deklaruar për Fox News se ata e dinin që Jaguari ishte më i preferuar, por BMW-në mund ta përballonin me paratë që kishin për të birin, ndaj prisnin që ai të kënaqej dhe me të. Kurrsesi nuk prisnin të ndodhte kjo.

Disa kalimtarë, të ndier keq për makinën e shtrenjtë, u përpoqën shumë që ta nxjerrin makinën nga uji, por pa pasur sukses. BMW-ja mbeti në fund të lumit, ndërsa djali mosmirënjohës, i quajtur Akash, u arrestua nga policia dhe u qortua nga opinioni në masë.

Loading...