Haradinaj i ndan medaljen “Skënderbeu” ish-ambasadorit Walker

Haradinaj thotë se gjatë takimit kanë zhvilluar një bisedë emocionale, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë Walker i qëndroi përkrah Kosovës.

“Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj historik, ka pasur përkrah miq dhe aleatë, siç është Walker dhe populli amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Zhvillova një bisedë emocionale me ambasadorin William Walker, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë, ai na qëndroi përkrah duke treguar dhe mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë.

Shpreha falënderim për angazhimin e tij të palodhshëm për të bashkuar diasporën tonë, në të mirë të vendit dhe për të ngritur çështjen kombëtare.

E nderova me medaljen Skenderbeu, në ditën e kalimit në amshim të kryeheroit Gjergj Kastrioti.

Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj historik, ka pasur përkrah miq dhe aleatë, siç është Walker dhe populli amerikan.

Gjithmonë falënderues dhe mirënjohës!