Haradinaj e përsërit: Edi Rama u angazhua në ndarje të Kosovës

Kryeministri në detyrë thotë se projekti i cili sipas disa liderëve ballkanik do të sillte marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ishte i iniciuar nga Rama.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama, në projektin që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Insajderin.

Haradinaj thotë se kjo ka nisur nga komunikimi i rregullt i Ramës me Vuçiqin dhe takimet mes tyre.

“Duke pasur një komunikim të rregullt me kryetarin e Serbisë dhe nga vizitat që bënte, mendoj që nga atëherë, me të cilën Kosova do të paguante një çmim të madh”, thotë Haradinaj.

“Kryeministri Edi Rama ka qenë i kyçur që nga inicimi i kësaj mënyrë të të marrunit vesh mes Serbisë dhe Kosovës”.