BRUSSELS, BELGIUM - JUNE 12: European Union Commissioner for Enlargement Johannes Hahn speaks during a press conference in Brussels, Belgium on June 12, 2017. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency/Getty Images)

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hanh ka thënë se “Reforma në Drejtësi në Shqipëri duhet të shpërblehet”.

I pyetur për kërkesën e Holandës për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, Hahn theksoi se nuk ka nisma nga vendet anëtarë për të ndërmarrë këtë nismë, shkruan Tch.

Me tej, Hahn deklaroi se Komisioni Evropian po përpiqet të marrë dritën e gjelbër të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave.