Haftar letër Putinit: Jam i gatshëm të vij në Rusi

Lideri i forcave të armatosura jo-legjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, ka deklaruar se dëshiron të vizitojë Rusinë për të vazhduar bisedimet mbi paqen.

Në deklaratën e Zyrës për shtyp të Kremlinit, Haftari i ka dërguar një letër presindetit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Ju faleminderit për bisedimet që u zhvilluan në Moskë në drejtim të sigurimit të paqes në Libi dhe e mbështesim plotësisht këtë. Jemi të gatshëm të vizitojmë Rusinë duke pranuar ftesën tuaj për të vazhduar procesin e bisedimeve të filluara”, thuhet në letër, sipas deklaratës.

Haftari, në fillim të javës pa e nënshkruar marrëveshjen e përgatitur pas bisedimeve për armëpushim të zhvilluara në Moskë nën mbikëqyrjen e Turqisë dhe Rusisë, u largua nga kryeqyteti rus.

Loading...