Manchester City ka shënuar dje një prej fitoreve më spektakolare në histori të klubit.

‘Citizens’ kanë arritur të mposhtin skuadrën e Watford me rezultatin e thellë 8:0, për të befasuar edhe vet trajnerin Guardiola.

Man City shënuan pesë golat e parë në vetëm 18 minuta lojë dhe trajneri spanjoll është më shumë sesa i kënaqur me këtë paraqitje.

“Është e çuditshme, nuk është normale. Pesë gjuajtje, pesë gola. Në të njëjtën kohë, u kemi dhënë dy mundësi për gol” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Kualiteti që kemi është një kënaqësi për ta parë. Pas 5:0 ndeshja ishte komplet ndryshe” shtoi Pep.

Man City ka kryer për mrekulli punën e vet në këtë fundjavë dhe tani do të shpresojë në një gabim eventual të Liverpool nga përballja me Chelsea.

Loading...