Gruaja më e shkurtër në botë, vetëm 62 cm

Jyoti Amge më 16 dhjetor 2011 ka hyrë në rekordet Guinness si gruaja më e shkurtër në botë, ajo është vetëm 62,8 centimetra e gjatë. Ajo u lind më 16 dhjetor 1993, është një grua indiane dhe aktore e dalluar. Lartësia e saj e kufizuar është për shkak të një anomalie rritjeje të quajtur dearfism primordial. Në vitin 2012, ajo u takua me njeriun më të shkurtër në botë, Chandra Bahadur Dangi nga Nepali. Çifti u paraqit së bashku për edicionin e 57-të të rekordeve botërore të Guinness 2013.