Në mëngjesin e sotëm në objektin e Ministrisë së Kulturës është parë një grafit i ri kundër udhëheqëse të Kosovës.

Në këtë grafit shkruhet “Hashimi o legen”, “Ramushi o terpijan”, “Kadria o fullirant”, “Rrnoftë Vetëvendosja!”.

Kjo nuk është hera e parë që në muret e objektit të MKRS-së, që gjendet në qendër të kryeqytetit, ka grafite të ngjashme kundër liderëve kosovarë.

Grafiti i fundit ishte para disa ditëve në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ku shihej një shishe e mjaltit, ku shkruante “I’m not a Gun”. Për këtë grafit pati reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Loading...