Shqipëria është goditur nga disa termete.

Ditën e djeshme Shqipëria është goditur nga disa termete prej të cilave ka pasur edhe të lënduar, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë rast ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale e nuk ka munguar as ai i reperi Arian Agushi i cili ndryshe njihet si Gold AG.

Ai e ka publikuar një foto në Instagram, imazh në të cilin shihet flamuri kombëtar pranë të cilit reperi ka thënë se është me Shqipërinë si në fat ashtu edhe në fatkeqësi.

“Shqipëri jam me ty si në fat si në fatkeqësi. Zot i plotfuqishëm ti je krijues i qiejve dhe tokës, të lutemi me zemër na lehtëso këtë sprovë dhe na fal se ti je falës e mëshirplotë”, ka shkruar ai.

Loading...