Gjyqtari slloven Damir Skomina ka nderin të referojë finalen e Ligës së kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, e cila do të luhet më 1 qershor në Madrid në stadiumin Wanda Metropolitano. Skominës do ti asistojnë bashkëkombësit e tij Jure Praprotnik dhe Robert Vukan.
Për Skominës kjo do të jetë finalja e tretë në kupat europiane. Në vitin 2017 gjykoi finale e LE-së mes Manchester United dhe Ajax dhe Superkupën mes Chelseas dhe Atletico Madrid.
Ndërsa, finalen e Ligës së Europës mes Arsenalit dhe Chelsea, më 29 maj në stadiumin Olimpik në Baku, do ta referojë italiani Gianluca Rocchi. Do të asistojnë Filippo Meli dhe Lorenzo Manganelli.