Qeveria gjermane ka arritur një kompromis për rritjen e pensioneve për pensionistët me të ardhura të ulëta.

Marrëveshja garanton një pension bazë për punëtorët me të ardhura të ulëta pas muajve të tensioneve për këtë çështje, e cila ka mund të sjellë krizë në qeveri.

Anëtarët e koalicionit qeverisës, përfshirë kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Financave Olaf Scholz, arritën një marrëveshje gjatë bisedimeve që zgjatën më shumë se gjashtë orë, raporton Reuters.

Një pension bazë do të jetë një shtesë për pensionet, e cila duhet të sigurojë që ata që marrin të ardhurat më të ulëta janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet bazë të jetesës mujore.

Plani i Qeverisë gjermane do të mbulojë gjithashtu punonjësit me të ardhurat më të ulët, të cilët kujdesen për fëmijët ose të afërmit, pa specifikuar detaje.

Kusht për marrjen e këtij përfitimi të parave të gatshme do të jetë që personi ka paguar kontribute të sigurimeve shoqërore për të paktën 35 vjet.

Plani, i cili përfshin ata që marrin më pak se 1,250 euro ose çifte që marrin së bashku  jo më shumë se 1,950 euro në muaj, do të hyjë në fuqi në vitin 2021.

Loading...