Gazetarët kanë shumë më shumë përgjegjësi para publikut gjithmonë kur i drejtohen atyre, pamvarsisht se si u drejtohen para rrjeteve sociale apo medieve.

Nga aty publikimi i gazetarit Lubço Zlatev në rrjetet sociale Fejsbuk ku thuhet se Prokruorja Fetai “ Nuk do të mund të pi nga vuajtetj (duke aluduar në alkool), sepse atje në Bogovinë nëse pihen gjëra të ndaluara gratë rrihen…” mund të vlerësohet se bëhet thirrje drejt diskriminimit në bazë të gjinisë dhe nacionalitetit, gjegjësisht përkatësisë etnike, kanë njoftuar nga SHGM.

Sipas SHGM-së, ky komunikim joshembullor nuk është në përputhje me kodeksin Etik të gazetarëve ku në nenin 10 thuhet “ Gazetari me vetëdije nuk do të krijojë e as ttë përpunojë informacione që rrezikon liritë dhe të drejtat e njeriut, nuk do të flet me gjuhë të urrejtjes dhe nuk do të nxit dhunë dhe diskriminim në bazë (nacionalitet, përkatësisë fetare, gjinisë, racës, gjendjes sociale, gjuhës, orientimit seksual, dhe pikëpamjeve politike…)

Përkthimi është i përshtatur dhe i përafruar sa më shumë me tekstin origjinal të publikuar nga vetë gazetari, për më shumë keni postimin origjinal:

Nga nesër Fatime Fetai do të zgjohet nga kënga e gjelit të mëngjesit në Bogovinë

Sërish do të kthehet në pozicioion submisiv para patrialkalit tradicional.

Për fat të keq, u rrënua edhe një “ikonë”.

Nga jeta urbane e Fatime Fetait do të ngelen vetëm kujtime, kujtime nga vargjet e të preferuarit të saj Aca Lukas.

Nuk do të mund edhe pi nga vuajtjet, përshkak se në Bogovinë nëse pihen gjëra të ndaluara gratë rrihen…

Fatime Fetai Do të kthehet aty ku i takon, ndërsa propagandat e saja politike të së majtës, do të ndjejmë keqardhje që nuk mundi të na e imponojë qytetërimin e saj të pakët.

Së shpejti, kur dy “Komunjarë” do të takohen për birra bisedat e tyre do të fillojnë “Na ishte një herë një Fatime…”

Loading...