Tyson Fury beson se karriera e ish-kampionit botëror Anthony Joshuan ka përfunduar pas disfatës së tij tronditëse kundër Andy Ruiz Jr., i cili tani i mban tre titujt botërorë të kategorisë së peshave të rënda në boks.

Boksieri amerikan i lindur në Meksikë, Andy Ruiz e shkaktoi njërën prej tronditjeve më të mëdha në histori të kategorisë së rëndë të boksit kur ia mori Joshuas titujt IBF, ËBO dhe ËBA në meçin e 1 qershorit në Nju Jork, transmeton Gazeta Express.

Ruiz u bë meksikani i parë kampion i botës pasi e rrahu Joshuan duke e rrëzuar katër herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin në rundin e shtatë.

Menjëherë pas këtij meçi, Fury ishte treguar shumë i mirë me Joshuan, duke thënë se të gjithë në boks i kanë momentet e tyre të këqija. Megjithatë, tani ai e ka kritikuar ashpër Joshuan për paraqitjen e tij.

“Kur një burrë nuk dëshiron të jetë në një meç një herë, ai do ta bëjë këtë gjë gjithmonë dhe është vështirë të kthehesh nga kjo”, ka thënë Fury, i cili do të ndeshet me gjermanin Tom Schwarz të shtunën.

“Kjo gjë është bërë disa herë nga boksierë të ndryshëm. Ai e bëri këtë atë natë dhe nuk mendoj se do të kthehet nga kjo. Ka marrë fund. Pyete cilindo trajner që ka qenë në botën e sportit gjatë gjithë jetës së vet. Kur ai doli në ring, e pashë që nuk dëshironte të qëndrojë aty”.

“Të gjithë mendonin se ai [Joshua] mund të më mposhtë. Në çfafrë universi mund të më mposhtë ai mua? A kanë sy njerëzit? Nuk e di çfarë po shihnin ata pasi që nuk e di se në çfarë bote ai do të më kishte mposhtur”. /Gazeta Express/

Loading...