FRASH: Deponia në Strugë, vazhdon t’i helmojë qytetarët

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët në Strugë ka reaguar lidhur me deponinën e egër të qytetit, që sipas tyre, përbën shqetësim të madh për qytatrët. “Janë gati 15 vite që kur qytetit tonë nga ana e kryetarit aktual Ramiz Merko i është shtuar ajo që sot njihet si kanceri i këtij qyteti. Në vetëm 1 kilometër vijë ajrore nga liqeni, shumë pranë zonave të banuara dhe zonës industriale, problemi i deponisë mbetet akoma shqetësim për qytetarët”, thuhet në reagim.
Më tej të rinjtë e ASH-së, kërkojnë shpjegim nga ana e organeve kompetente dhe nga komuna e Strugës se çfarë po prolongon dislokimin e këtij pirgu mbeturinash, ku shkojnë me qindra mijëra denarë për mirëmbajtjen e deponisë, përse sistemi për përpunimin e mbeturinave nuk punon cilat janë arsyet për mos transportimin e mbeturinave në depon e Drisllës ?
“Ndoshta arsyet janë të thjeshta, gjë që shpjegon faktin se njerëzit që e sollën atë, janë po ato të cilët pamëshirshëm luftonin dislokimin e madje urdhëronin edhe djegien e saj, duke e bërë kështu më të vështirë jetësimin e premtimeve, tashmë të marra peng nga interesat e ngushta personale”, mbyllet reagimi i Forumit Rinor të ASH-së.