Mediumet italiane kanë publikuar fotografitë e aksidentit të tmerrshëm në të cilin ka humbur jetën Ebubekir Sulejmani nga Hasanbegu dhe bashkëshortja e tij. Si; vërehet në foto, vetura Golf me targa të Shkupit është përplasur në rimorkion e një kamioni, aksident i cili ka qenë fatal për dy bashkëshortët. Mediumet në Itali shkruajnë se aksidenti ka ndodhur afër Milanos, transmeton Gazeta Lajm. Rasti ka tronditur opinionin shqiptar në Maqedoni për shkak se sipas informatave të para, Ebu Bekiri ka ka qenë djalë hasreti, kurse pas veti ka lënë një fëmijë 4 muajsh.

Vdekja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te miqt e familjarët sepse ka qenë i njohur si djalosh shembullor me virtyte të larta.

Loading...