Finlandezja Sanna Marin pritet të bëhet kryeministrja më e re në botë

Finlandezja Sanna Marin, 34 vjeçe, do të jetë kryeministrja më e re në botë. Marin, ministre e Transportit e Finlandës, u zgjodh kryeminstre nga Partia e saj Social-Demokrate, pas dorëheqjes së Antti Rinnes.

Ajo pritet ta bëjë betimin këtë javë dhe do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë, me pesë parti të kryesuara nga gra.

“Kemi shumë punë për të bërë, për të rikthyer besimin”, tha Marin.
Kryeministri i deritashëm i Finalndës, Anti Rinne, dha dorëheqje, pasi një parti në koalicionin e tij tha se ka humbur besimn në të, për shkak të trajtimit të një greve të punëtorëve të postës.

Marin ka pasur ngritje të shpejtë në politikën finlandeze qëkur është bërë kryetare e këshillit të qytetit të saj, Tampere, në moshën 27-vjeçare.

Loading...