Filloi seanca e nëntë e Bordit qendror të LSDM-së në Ohër.

Në seancë pritet zgjedhja e  udhëheqësisë së re partiake, si dhe rrumbullaksimi i ndryshimeve të brendshme partiake.

Në rend të ditës janë edhe ndryshimet thelbësore në parti, sistemi i ri i veprimit dhe puna e partisë dhe përparimi i shtetit.

Fshesën, të cilën lideri i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev e paralajmëroi  pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale filloi pikërisht në partinë e tij. Të gjithë 78 kryetarët e organizimeve komunale  janë ndërruar  nga pozitat. Për atë ai si lider, sipas statusit partiak, ka kompetencë direkte.

Janë shkarkuar edhe tërë bordi ekzekutiv i LSDM-së,  të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë, sekretari i përgjithshëm, organizues dhe ndërkombëtar, si dhe koordinuesja e Forumit të grave në seancën e Bordit qendror muajin e kaluar.

Sipas vendimeve që ishin sjellur me konsensusin, ishin shkarkuar Aleksandar Kiracovski, sekretari i përgjithshëm, Mile Zeçeviq, sekretarja organizuese Dane Talevski, sekretarja ndërkombëtare, Cvetanka Laskova, koordinuesja e Forumit të grave dhe  gjashtë nënkryetarë Frosina Tashevska-Remenski, Oliver Spasovski, Petre Shilegov, Bllagoj Boçvarski, Damjan Mançevski dhe Muhamed Zeqiri. .