shtë gati studimi fizibilit për fertilizim In vitro, i cili ka mbërritur në Ministrinë e Shëndetësisë. Tashmë kemi filluar konsultime me ekspertë nga kjo fushë dhe për këtë studim fizibilit konkret. Si për çdo studim fizibilit do të hapim debat të ri. Kemi njoftim nga operatori ekonomik për studime fizibilite për Ndihmë urgjente mjekësore se gjithashtu është i gatshëm dhe se në këtë periudhë do të dorëzohet deri te Ministria, theksoi sot ministri dikasterial Venko Filipçe.

Lidhur me atë se sa para janë ndarë për studimet fizibilite, ai sqaroi se për studimet fizibilite shpallin procedura individuale tenderiale, të gjithë janë në ankand elektronik dhe nuk kanë ndarë shumë të caktuar.

“Sot pata takim me përfaqësues të degës së sindikatës me të cilat jemi dakorduar të përfshihen në mënyrë aktive në analizë të të gjitha rezultateve nga studimet fizibilite dhe së bashku me të gjithë përfaqësuesit në sektorin shëndetësor, me të gjitha sindikatat me shoqatat profesionale të hapim debat me ekspertë nga fusha të ndryshme që bashkërisht të vendosim nëse kjo mund të implementohet në vendin tonë, nëse do t’i shohim këto përfitime dhe në fund mënyra në të cilën do ta implementonin në sistemin tonë shëndetësor”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të debatit publik “partneritet privat publik si model ekonomik për investim”.