Fifi krenare me Mozzik: Akoma është dikush që shqetësohet për zemrën e një femre

Fifi ka lavdëruar reperin për punën e bërë.

Mozzik gjatë orëve të para të ditës së sotme kishte publikuar projektin e tij të ri i cili ka marrë menjëherë pëlqimin e publikut dhe kolegëve, shkruan lajmi.net.

‘Zemra ime’ i ka lënë mbresa edhe Fifit e cila e tregoi këtë me anë të një postimi që bëri në Instagram, ku shton se ndjehet mirë që dëgjon këngë të tilla pasi kupton se ende ka njerëz që shqetësohen për zemrën e një femre.

Të shohim nëse edhe kënga e re do arrijë suksesin që Mozzik pat me ‘Dhelpër dinake’, janë vetëm orët e para të publikimit dhe kënga ka arritur mbi 300 mijë klikime në Youtube.