Ministri i pushtetit lokal, Suhejl Fazliu, sot në Hungari është takuar me sekretarin shtetërore në ministrinë hungareze të financave, Balázs Rákossy. Në kuadër të vizitës studimore të delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut u diskutua lidhur me zhvillimin e balancuar rajonal dhe fondet e BE-së për shkëmbimin e përvojave me Republikën e Hungarisë.

“Përvojat që ekipi ynë i përfaqësuesve të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale do të marrë nga homologët e tyre hungarez do të jenë të rëndësishme për të rrumbullakuar pikërisht procesin e vlerësimit dhe hartimit të rekomandimeve dhe qëllimeve në arritjen e një zhvillim të barabartë nl të gjithë territorin e vendit tonë me strategjinë e re”, i cili është ministri i parë nga Maqedonia që viziton Hungarinë pas ikjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Budapest, që shkaktoi ftohje të caktuar mes Maqedonisë Veriore dhe Hungarisë.