Turneu prestigjioz ndërkombëtar në boks “Gongu i Artë” do të fillojë sot (e premte) dhe do të zgjasë deri të shtunën.  

Faton Salihu, nënkryetar i FBMV-së, i cili edhe në këtë edicion është pjesë e jurisë pret ndeshje interesante.

“Po turneu është gjithcka gati. ‘Gongu i Artë’ sivjet shënon një jubile të madh, është turneu i 49-të me radhe, por 50 vite që ekziston prej fillimit, pasi një vit nuk është mbajtë. Si juri gjatë këtyre tre ditëve presim boks cilësor. Marrin pjesë 8 shtete: Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja, Bullgaria, Rumania dhe Sllovenia”, deklaroi Salihu.

Ndeshjet çerekfinale do të nisin sot në ora 16:00. Gjysmëfinalet janë në progam të premten në ora 17:00, kurse meçet finale janë të shtunën me fillim prej orës 15:00. Të gjitha meçet do të zhvillohen në qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Loading...