Këngëtarja Elvana Gjata publikoi vetëm para pak ditësh  hitin e saj më të fundit ‘A m’don’.

Kënga u pëlqye shumë nga publiku, duke marrë komente të shumta positive, shkruan “Kosovarja”.

E disa ditë më vonë, ajo publikoi dy fotografi të saja ku shihet e buzëqeshur ndërkohë që ekspozon edhe linjat e trupit.

Bashkë me këto fotografi Elvana kishte edhe një pyetje për ndjekësit. A mdon, shkruan Elvana duke e prezantuar edhe këngën, kurse mori një mal me komente nga më të ndryshmet.

Ndërkohë një adhuruese e saj mendon se Elvana dhe Xhensila do të ishin dyshja që do u shkonte një bashkëpunim.

Dy femra të bukura dhe të famshme me një këngë bashkë?! A do e mendoj Elvana këtë ide, cili do jetë reagimi i saj mbetet të shihet./Kosovarja/

Loading...