“Faleminderit që më ndryshove botën”, Sin Boy dedikim për Rinën

Rina Balaj ka disa muaj që ka filluar një romancë me Sin Boy.

Rina Balaj dhe Sin Boy para disa muajve kishin bërë të ditur se janë në një lidhje dashurie, dhe nga ai moment dyshja nuk kanë hezituar fare të jetojnë dashurinë e tyre edhe para ‘syrit’ të mediave, shkruan lajmi.net.

Reperi nga Greqia orë më parë ka ndarë një imazh mjaft të ëmbël me të dashurën e tij, ku ia kushtuar edhe disa fjalë romantike.

“Faleminderit që më ndryshove botën, ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë, të dua” kishte shkruar Sin Boy në foton ku shihet përqafuar me rep-artisten.