Drejtori i përgjithshëm i Formula 1, Ross Brawn, ka komentuar sot vendimin e komisarëve të pistës së Montrealit, që dënuan me 5 sekonda Sebastian Vettel. Piloti i Ferrarit fitoi garën e zhvilluar në Kanada, por pas dënimit zbriti në vendin e dytë dhe fitorja i kaloi Lewis Hamilton.

Nuk ka patur asnjë vendim të qëllimshëm kundër Vettel. Jemi apo nuk jemi dakord është çështje tjetër. Tifozët duhet të jenë të qetë që nuk ka patur asnjë qëllim për të dëmtuar vettel në favor të Hamilton në atë vendim, pas atij episodi në pistë”, tha Brawn.

Ferrari e ka apeluar atë vendim, për të cilin Brawn thotë: “E kuptoj se si ndidhet Ferrari dhe Vettel, por gjithçka është bërë në transparencë. Kuptoj edhe tifozët që panë një tjetër person të triumfojë në pistë dhe tjetër në majën e podiumit. Për komisarët e garës ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë”.

Loading...