Është KOHA që kërkon që ne të gjithë të jemi më të përgjegjshëm, të jemi më modest, të jemi më njerëzor, dhe të marrim përgjegjësi për çdo gjë që nuk ka shkuar mirë në këtë vend deri tani dhe ta fusim këtë shoqëri në një fazë të re cilësore të një shoqërie të vërtetë evropiane, të një vendi i cili do të angazhohet për të plotësuar të gjitha detyrimet që vijnë nga hapja e negociatave dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian. Këtë nuk mund ta bëjë asnjë individ, këtë nuk mund ta bëjë asnjë parti, këtë nuk mund ta bëjë asnjë shumicë, këtë nuk mund ta bëjë asnjë pakicë. Këtë mund ta bëjë vetëm një KULTURË E RE POLITIKE, ku qytetarët do të shkëlqejnë me frymën e tyre të bashkëpunimit të solidaritetit, të përgjegjshmërisë, të pjesëmarrjes dhe të transparencës. Qytetarët e këtij vendi janë të lodhur e të stërlodhur më nga hajnitë maramendëse, nga mashtrimet e vazhdueshme. Me të drejtë kërkojnë dekriminalizimin e politikës ndërsa hajnat të përgjigjen para drejtësisë. Ju lutem, të gjithë të kontribuojmë ,çdo kush sipas mundësive aty ku jeton dhe vepron për DREJTËSI si shtylla kryesore për funksionimin e një shoqërie, pastaj të tjerat do të vijnë dalë ngadalë. Në këtë shtet nuk mund të ketë gjyqësorë të pavarur brenda natës, nuk mund të ketë zhvillim ekonomik brenda ditës, nuk mundë të nxjeren para drejtësisë kjo bandë politike një dekadëshe brenda një jave apo muajve, por do të nxjeren vetëm duhet të FILLOHET. (q.aliu)