ESHS: Rroga mesatare është 25.787 denarë

Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, paga mesatare neto në Maqedoni gjatë muajit nëntor të vitit 2019 ka qenë 25.787 denarë.
Paga mesatare neto për muajin nëntor në krahasim me nëntorin e vitit 2018 shënon rritje prej 5.1 për qind.
Paga mesatare bruto për një të punësuar në nëntor të vitit 2019 ka qenë 38.319 denarë.
Një rritje e tillë vjen si pasojë e rritjes së pagës mesatare neto në sektorët e transportit dhe magazinimit me 9.5 për qind, industria përpunuese me 8.9 për qind dhe veprimtari shëndetësore dhe mbrojtjes sociale.