Sukseset e Era Istrefit nuk po ndalen.

Këngëtarja Era Istrefi po vazhdon sukseset e saj me muzikë.

Ajo e nisi fuqishëm karrierën e saj në këtë fushë dhe po e vazhdon me të njëjtin ritëm në mos më të shpejtë.

Era, përveç sukseseve që ka arritur me projektet muzikore solo e bashkëpunimet e ndryshme me emra të mëdhenj, tashmë po nis edhe turin ndërkombëtar.

Qytetet ku ajo do të performojë dhe me siguri do të ndezë skenat me hitet e saj janë: Londër, Paris, Milano, Prishtinë, Tiranë, Stokholm, Amsterdam, Bruksel, Berlin, Madrid, San Francisko, Los Anxheles, Santa Ana, Las Vegas, Miami, Atlanta, Cikago, Nju Jork, Toronto dhe Montreal./Lajmi.net/