Ende pa filluar seanca thirrje për pauzë, deputetët flasin për gjithçka por jo edhe për ligjin për PP

Drama e cila filloi dje, me seancën për Ligjin për Prokurori Publike dhe Këshillin e Prokurorëve Publik ka vazhduar edhe sot në Kuvend. E njëjta ishte edhe retorika që u përdor nga shumica dhe opozita. Që të dyja akuzonin njëra-tjetrën se po mbrojnë bashkëpartiakët e tyre që mos të japin përgjegjësi për siç aludojnë, për krimet e bëra.

E kryeparlamentari Talat Xhaferi zgjodhi të sulmojë deputetin Muhamed Zekirin i cili dje, pasi u ndërpre seanca me pikë të njëjtë të rendit të ditës me qëllim e filloi dhe e ndërpreu seancën e mbrëmshme.

“Ata që kanë dilema.Dhe në ato dilema tërë ditën shko e hajde dhe në fund kryetari nuk thirr seancë. Kryetari është fajtor që nuk thirr seancë. Kryetari është fajtor që nuk mbahet seanc për ASHMAA-në. Kryetari është fajtor se pse nuk hapet debati për Ligjin për mbrojtje. Presidenti është fajtor se pse nuk sillet ligji për huamarrje. Më falni, unë për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit në ditë kam thirrur nga 5 seanca, njëra pas tjetrën, me qëllim që të respektohen të gjitha afatet për të cilat jemi marrë vesh. Nëse ke çfarë të thuash Muhamed Zekiri, ose dil në Fejsbuk e ashtu kur të kërkosh fjalë. Ja tash”, deklaroi Xhaferi.

Kjo e irritoi deputetin Zekiri, i cili sa nuk u zgjua në këmbë edhe pse fjalim nuk mbajti për këtë gjë.

Seanca u ndërpre tre herë. Për këtë kujdesej deputetja e grupit të pavarur të përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja, Emilija Aleksandrova e cila fjalim mbante për të kërkuar pauzë. Ajo ua kujtoi edhe se seanca ishte për Ligjin për Prokurori Publike, në të cilën pikë fare nuk u zhvillua debat.

“Debatojmë për Ligj, kjo është puna jonë këtu. Të mos harroni”, theksoi Aleksandrova.

Deputeti i Antonio Milloshoski edhe gjatë kësaj seance nuk e haroi rolin që e mori ditë më parë në Komisionin për Çështje Evropiane, të publikojë incizime, ku siç thotë dëgjohet Z.Z. apo Zoran Zaev, por sot nuk e lejoi Xhaferi.

“Duan të mbrohen vet dhe veçanërisht personi Z.Z. nga pjesëmarrja në aferën ‘Reket’. Kjo pak është zbukuruar edhe për Shën Valentin”, potencoi Antonio Milloshoski.
Talat Xhaferi: Do të lusja të largoni këtë:

“Ju lutem kjo është pjesë e materialeve të mija”.

Opozita vazhdimisht ka kërkuar edhe shpërndarje të Kuvendit, por shumica tha fillimisht të nënshkruhet ligji për Prokurori publike.

“Gjithçka do të bëni që ky ligj të mos miratohet. Gjithçka! Ja tash do të bëj një nëshkrim do t’ja dorëzoj kryetarit. Ta miratojmë edhe këtë dhe të shpërndahemi”, theksoi Jovan Mitrevski nga LSDM.

Por opozita kërkoi të nënshkruhet në fotografi, ku gjendej Boki 13 dhe Aleksandër Kiracovski.

Seanca vazhdoi me procedurale.